Tuesday, 2024-04-23, 8:44 PM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.at.ua
Total of answers: 238

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 18 » Jetmiri: Hyra në Big Brother për të fituar !
2:34 PM
Jetmiri: Hyra në Big Brother për të fituar !
Pas më shumë se tre muajsh, Jetmiri kurorëzohet fitues i edicionit të tretë të "Big Brother Albania”. Nuk ka menduar ende se çfarë do të bëjë me çmimin e madh, por di që jeta e tij në vazhdim do të ndërtohet në Shqipëri Thuajse i pagjumë, pas një nate plot emocione,
Jetmiri ende nuk e ka prekur realisht shijen e fitores. Vazhdon ta përsërisë se gjithçka që ka bërë aty brenda, e ka bërë për hir të lojës. I konfliktuar thuajse me të gjithë banorët e tjerë, Jetmiri shprehet se do të donte që gjithçka të mbetej në atë shtëpi dhe jashtë të ishin miq. 


Kanë kaluar vetëm pak orë nga nata finale e "Big Brother”. Si ndjehesh? 

Pa gjumë, i lodhur dhe shumë konfuz. U bënë katër muaj në izolim dhe çdo gjë më duket ndryshe. Më duket vetja si fëmija i porsalindur që kërkon të njohë gjithçka përreth tij. 
E ke fituar vetëdijen e të qenit fitues i çmimit të madh? 

Është ende shpejt. Më duhet të kthjelloj idetë, të kuptoj e të provoj realisht se ç’më ka ndodhur. 

Ti, jo vetëm e përjetove këtë aventurë, por edhe e finalizove atë. E kishe qëllim në vetvete? 
Jam krenar jo vetëm për faktin që realizova një lojë, por edhe për faktin se u bëra pjesë e saj me idenë për ta fituar dhe e realizova. Kam punuar shumë për këtë. Nuk ka qenë e lehtë të luftosh me karaktere të ndryshme, me njerëz me prejardhje shumë ndryshe nga mua, me të cilët e kisha të vështirë të përshtatesha. Kjo lojë më ka harxhuar shumë kohë, shumë kile minus, por "Big Brother” mbetet një gjë unike. 

Çdo veprim, debat, përballje, çdo gjë që ka ndodhur brenda shtëpisë ka qenë e menduar në funksion të lojës? 

Unë nuk kam pasur strategji në kokë. Ndryshe nga banorët e tjerë që ishin të mirinformuar, unë nuk i kam ndjekur edicionet e mëparshme të "Big Brother” dhe nuk më ka interesuar kjo lloj bote. Erdha me idenë që të bëja këtë përvojë në moshën 25- vjeçare. Gjatë rrugës e kuptova që duhet të konfrontohesha me të gjithë sepse të gjithë pjesëmarrësit i kishin të qarta strategjitë në kokë. Nuk bëra gjë tjetër veçse kam sulmuar karakteret e tyre, i kam bërë të nxirrnin në pah atë pjesë që ata donin të fshihnin. 

Do të thotë se ishte një zgjedhje e diktuar nga loja? 
Po, kjo mënyrë e të vepruarit m’u diktua brenda shtëpisë, atëherë kur unë kuptova realisht se si funksiononte kjo lojë. Javët e para m’u desh pak kohë që të ambientohesha e të kuptoja pritshmëritë e banorëve dhe mënyrën se si arsyetonin. Në momentin që kuptova qëllimin që kishin për vazhdimësinë e lojës, nuk bëra gjë tjetër veçse i sulmova në të gjitha mënyrat në karakteret e tyre. 

Nëse ai që kemi parë ishte Jetmiri i lojës së "Big Brother”, si je ti në të vërtetë? 

Jam një djalë me shumë botë, me vizion, i rritur me principe të shëndosha, me familje me shumë moral. Gëzoj një moral të mirë familjar dhe një status të një njeriu, besoj të ditur. Për hir të lojës, m’u desh të devijoja nga ai që jam. Shpeshherë dola në versionin e arrogantit, të ironikut, provokativit, por këto të gjitha janë pjesë e lojës. 

Ti u përballe me Domenikën në finale. Do doje të kishe dalë me dikë tjetër? 
Faktikisht do kisha dashur të dilja me Kikën. Domenikën e kisha menduar në fillim të lojës në finale me mua, por pastaj nuk e pashë më si konkurrente të fortë. Në momentin që gjatë rrugës hasa Kikën, një djalë shumë i mirë dhe njeri i respektuar, që vlente, kemi pasur gjatë gjithë kohës konfrontim, secili në mënyrën e tij. 

U mërzite shumë kur Erioni u eliminua. Pse? 

Doja që unë dhe Erioni të ishim në finale, pavarësisht se kush e fitonte nga ne të dy. 

Marrëdhënia juaj ka pasur edhe luhatje, edhe distanca. Dy javët e fundit ishit më të lidhur se kurrë. Ishte njëfarë aleance? 

Ne kemi qenë të lidhur nga fillimi në fund. Për mënyrën se si e mendoj unë jetën, pavarësisht se sa shok mund të jenë dy njerëz, kanë nevojë për hapësirat e tyre. Unë i kam lejuar hapësirën e tij dhe Erioni më ka lejuar hapësirat e mia. Ai nisi një histori me Bertinën, në të njëjtën kohë unë nisa një histori me Rezartën dhe donim s’donim do distancoheshim në njëfarë mënyre. 

Të flasim pak për Rezin. Disa nga banorët e kanë quajtur lidhjen tuaj pjesë të lojës dhe shpesh Rezin si "viktimë”? 
Është më se normale që në pozicionin që ndodheshin të gjithë do provonin me çdo mënyrë të diskreditonin figurën time. Do të godisnin Rezartën, mua dhe këto ishin armët që kishin për të luftuar. 

U prishën ekuilibrat e tu me hyrjen e Enxhit? 

Jo. Ne kemi pasur një marrëdhënie shoqërore, pavarësisht se si mund të jetë interpretuar. Ajo kishte hyrë për të bërë një lojë, të cilën e luajti shumë mirë dhe besoj se do të mbetemi miq. 

Ç’do të bësh me çmimin prej njëqind milionë lekësh? 

Është shumë shpejt për të dhënë përgjigje. Nuk e kam menduar. Ngjarjet kanë rrjedhur në një cikël: kur nisesh për të ndjekur një rrugë, nuk e di as si e as sa do të zgjasë. Në momentin që hyn në lojë, paratë duken thjesht një ëndërr. Kur i prek realisht, atëherë nisin të bëhen llogaritjet se çfarë mund të bësh me to. 

Je banori që thuajse je konfliktuar me të gjithë konkurrentët e tjerë. Do të mbesin në atë shtëpi debatet. Si do të vijojnë marrëdhëniet jashtë shtëpisë? 

Ndodhi që të gjithë që dilnin nga loja, shkonin e shfryheshin në studio për pakënaqësitë. Mundoheshin që ta vazhdonin edhe jashtë lojës pjesën e konfliktit, por unë i dua shumë të gjithë. Është një lojë dhe nëse janë njerëz të rritur, të përgjegjshëm dhe me moral të shëndoshë ashtu si ata e quajnë veten, do mjaftonte të takoheshim dhe gjithçka që bëmë brenda t’i linim brenda. Në fund të fundit, jam njeri pozitiv. 

Ke shumë pak kohë që je kthyer në Shqipëri. E ke menduar se ku do të vazhdojë jeta jote? 

Unë jetoj shqip, mendoj shqip, arsyetoj shqip. Pavarësisht se kam ikur i vogël dhe për një kohë të gjatë kam jetuar jashtë, mendja dhe zemra janë në Shqipëri. Pavarësisht të gjithave, dukem si një djalë që jam rritur në një geto shqiptare. Përveç mënyrës së komunikimit që njohën prej meje gjatë lojës, do të kem mundësi të tregoj që jam njeri edhe i arsyes, i moralit, i edukatës, i etikës, i shkolluar dhe i profilizuar. Shpresoj që t’i tregoj të gjitha këto.
Vizitor: 596 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2024 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio