Thursday, 2024-04-18, 5:35 AM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.TK
Total of answers: 153

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 23 » Erioni: Netet pasionante me Bertinen ..!!
8:44 PM
Erioni: Netet pasionante me Bertinen ..!!
Bertina Erion www.besniku.tk Kalojnë 24 orë në 24 bashkë. Ndihen si çifti më i vëzhguar i momentit, për shkak të popullaritetit që fituan në "Big Brother”, por edhe shkak të konflikteve që u krijuan.
 
Një javë pas mbylljes së "Big Brother 3” finalisti Erion Zeqiraj tregon rreth lidhjes së shumëpërfolur mes tij dhe Bertinës. Dyshimeve që ai krijoi në publik në spektaklin e së shtunës së kaluar, duke e lënë evazive vazhdimësinë e kësaj lidhjeje jashtë shtëpisë u ka dhënë përgjigje në këtë intervistë të tij të parë. Përjetimet me Bertinën, planet për pushimet e verës dhe ç’ka ndodhur jashtë shtëpisë mes tij, Oltës dhe
 
Adës, Erioni vendos t’i rrëfejë për
"Panorama Plus” . 
Si ishte takimi i parë me Bertinën jashtë shtëpisë, si kaloi ajo natë? 
(qesh) Kaluam shumë mirë dhe po kalojmë shumë bukur, ndaj besoj se do vazhdojmë të jemi mirë bashkë. 
I sqaruat keqkuptimet që kishit dhe në çfarë konkluzioni dolët? 
Po, tashmë i kemi sqaruar të gjitha keqkuptimet e lojës dhe për momentin ndjehemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Dolëm në konkluzionin që çfarëdo që ka ndodhur brenda shtëpisë le të ngelet aty. Tashmë gjërat jashtë po funksionojnë shumë mirë mes nesh dhe ndihemi shumë të lumtur. Po na duket si një dashuri e re… 
Po dihet që shkak për keqkuptime u bë Olta fillimisht dhe më pas Ada.
 I ke takuar dy vajzat pas daljes nga shtëpia dhe çfarë mendon për to tani që loja ka mbaruar? 
Po u takuam në spektaklin "Post Big Brother”. Nga komunikimi që patëm aty them se me Oltën nuk besoj se më lidh më asgjë, madje nuk dua të flas fare për të pasi nuk më intereson aspak. Ndërsa me Adën mendoj se mund të takohemi për kafe. 
A je në gjendje ta shprehësh me fjalë se çfarë është kjo ndjenjë që ke për Bertinën, është për ty kjo dashuri e vërtetë? 
Tani për tani mund të them se është një ndjenjë shumë e bukur, po ndihemi shumë mirë me njëri- tjetrin dhe këtë ndjenjë po e ushqejmë që të bëhet një dashuri e fortë. 
Jo më kot ishte kjo pyetje, pasi thuhet se është Bertina ajo që është më shumë e dhënë pas teje. Si do e komentoje? 
Përderisa thuhet ngelet një thashethem. Rëndësi ka që ndjejmë dhe kush më shumë e kush me pak nuk na e ka vënë njeri peshoren. (qesh) Ndoshta dikush e shfaq më shumë ndjenjën e dikush më pak. 
Kur ti ishe brenda shtëpisë Bertina deklaroi në media se kishte takuar prindërit e tu dhe kishte marrë miratimin e tyre. E ke ftuar Bertinën në shtëpi pas daljes tënde? 
Ende jo, po kur të kemi kohë do i takojmë ata. 
Çfarë planesh keni bërë bashkë, ku do i kaloni pushimet? 
Kemi plane për verën. Do shkojmë ca ditë në Vlorë se na ka ftuar Jetmiri, dhe më pas mendojmë të udhëtojmë në gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë të dy me Bertinën. 
Keni folur për ndonjë bashkëjetesë, po martesa mund të ndodhë? 
S’e di se çfarë ndryshimi ka dashuria që ne po kalojmë me bashkëjetesën, pasi ne pjesën më të madhe të ditës e kalojmë bashkë. Përsa i përjet martesës është ende herët. Nëse gjërat do të shkojnë mirë pse të mos martohemi, po çdo gjë ka kohën e vet. Në radhë të parë ndjenja, se martesa është thjesht letër. 
Këto ditë që po e njeh më nga afër çfarë të metash ke vënë re tek Bertina? 
Mendoj se po të ishte më tolerante dhe më menefregiste në disa gjëra do ishte perfekte. 
Tashmë që "reality show” ka mbaruar, i ke marrë ofertat e para? 
Ende jo, gjithsesi mendoj që është herët pasi kanë kaluar vetëm pak ditë nga mbyllja e spektaklit. 
Erioni dhe Bertina, puthje dhe "show” në karaoke 
Duket se kanë shije të njëjta për argëtimin, ndërsa direkt me daljes së Erionit, pas përfundimit të spektaklit, janë fotografuar duke bërë show në skenën e "Magic 4” karaoke në Tiranë, një nga lokalet e natës, që frekuentohet jashtë mase nga ish-banorët e të gjithë edicioneve të "Big Brother” dhe shumë personazhe të njohur. Por për Erionin, ky ka qenë një rikthim në pasionin e tij të hershmëm, pasi edhe kur punonte si spiker lajmesh në "Ora News” dhe drejtues i emisionit "Kioska”, ai direkt pas edicionit të fundit të lajmeve bashkohej me shoqërinë e tij në karaoke. Po ashtu dhe Bertina thuhet se ka qenë një frekuentuese e karaokes, dhe e jetës së natës. Por tashmë ata ndihen më në qendër të vëmendjes si një çift që nuk kanë kursyer as puthjet në publik ndërsa kanë kënduar këngët e tyre të preferuara. Bertina e veshur me fustane me ngjyra dhe Erioni me veshje shik, që janë në stilin e tij, gjithmonë me këmishë e xhaketë.
Vizitor: 629 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2024 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio