Friday, 2024-04-19, 8:08 AM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.TK
Total of answers: 153

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 19 » Bendi “ODA” i rikthehet skenës !
7:43 PM
Bendi “ODA” i rikthehet skenës !
Dugagjin Lipa GRUPI ODA www.besniku.tkQë nga viti 1998 kur edhe u publikua albumi i fundit i Bendit ODA, i titulluar po me këtë emër "1998”, grupi u shpërnda në të katër anët e botës, duke lënë pas vete hitet e pavdekshme të cilat i shoqëruan adhuruesit e tyre deri më sot.
 
Dymbëdhjetë vite më vonë, formacioni i dikurshëm bashkon përsëri forcat, duke i’u rikthyer skenës me singllin "Era”, këngë kjo të cilës padyshim i vije era Hit. Intervistë me vokalistin e Bendit ODA, Dukagjin Lipa. 
 
Zhurnal: Dugi, para se të flasim për rikthimin e bendit Oda në skenë, na intereson të dijm, sa kohë ka që Oda është largë adhuruesve dhe publikut të tyre ?Dukagjin Lipa: Albumin e fundit të titulluar "1998”, e kemi përfunduar pra në po këtë vit, dhe për shkaqe shumë mirë të njohura edhe ne si të gjithë Kosovarët u shpërndamë në të katër anët e botës, që domethënë se hera e fundit që kemi qenë të gjithë së bashku ka qenë para shumë viteve.
 
Zhurnal: Si bend treguat se ishit të shpërndarë, çfar keni bërë gjatë kësaj kohe dhe sa keni qenë në kontakt me njëri tjetrin ? Dukagjin Lipa: Duhet ta theksoj faktin se ODA nuk është vetëm një bend i formuar për shkaqe të performancave por pikë së pari jemi shokë qysh nga fëmijërija me njëri tjetrin, dhe se kjo shoqëri na ka mbajtur në kontakt të vazhdueshem.
 
Zhurnal: Më në fund kemi edhe rikthimin e bendit ODA, pse kjo pritje kaq e gjatë ? Dukagjin Lipa: Të gjithë kemi qenë tejet të zënë me obligime tjera që na e ka bërë të pamundur aktivisht të mirremi me muzikë. Tash jemi liruar pak dhe ODA fillon përsëri...
 
Zhurnal: A mbetet formacioni i njejtë apo ndoshta dicka ka ndryshuar ?
Dukagjin Lipa: Formacioni mbetet i njejti sa i përket këngës së parë, pra, Dukagjin Lipa - vokal, Labinot Krasniqi – bass, Florent Boshnjaku- piano, Besim Gashi- Babuka në tupana dhe Valon Gashi ne gitarë. E kemi nje gitarist të ri prej projektit të ardhshëm e ai është Visar Kuqi.
 
Zhurnal: Si e ka pritur publiku rikthimin e bendit ODA ? Dukagjin Lipa: Deri më tash kemi një jehonë shumë interesante sa i përket publikut tonë, si duket edhe ata kanë qenë në pritje e sipër për një ngjarje të re në rock skenën Kosovare. Kemi thirrje të shumta, urime, përgëzime dhe ftesa që të marrim pjesë ne emisione të ndryshme.
 
Zhurnal: Tashme nëpër radio kemi dëgjuar premierë këngën rikthyese të bendit ODA, "Era”, na tregoni diçka më tepër për realizimin e kësaj kënge ? Dukagjin Lipa: Po, kënga quhet "ERA” dhe është realizuar vitin e kaluar, mirëpo nuk kemi qenë gati ta lansojmë për shkak të disa elmenteve teknike të cilat nuk ishin të kënaqshme për ne. Kënga është realizuar në studion e Florent Boshnjakut dhe e gjitha është e inçizuar "live”. Një falemnderim i posaqëm i shkon Rrona Nishliut për ndihmesën e saj dhe për back vokale të hatashme.
 
Zhurnal: Sipas mendimit tuaj, a mbetët edhe kjo këngë në frymën e këngëve të mëparshme që kishit, apo ndoshta ka ngapak elemente komercializmi ? Dukagjin Lipa: Kjo s’ka të bajë me komercializmin, kjo është kange e cila ka egzistuar para më tepër se 20 vite, edhe ne duam ta shenojmë kthimin tonë me një kange që ka domëthënje për ne, e besoj edhe për publikun.
 
Zhurnal: A mendoni që t’ja realizoni kësaj kënge video klipin, ndonëse është e vetmja mënyrë për tu transmetuar nëpër televizione ?Dukagjin Lipa: Po, jemi duke punuar në atë drejtim, së shpejti do ta shihni edhe video klipin e ri të ODES.
 
Zhurnal: Megjithëse nga artistët konsiderohet si periudhë e papërshtatshme editimi i albumeve, çfar planesh ka ODA, a mendon të sjell për publikun një album të përmasave cfar kishit dikur ? Dukagjin Lipa: Koha e albumeve jo vetem tek ne por edhe ne botë nuk preferohet nga shtëpitë e vogla botuese, e Kosova definitivisht hyn në kllapat e shtëpisë shumë të vogël botuese. Kështuqë mendojmë të shkojmë ngadalë me incizimin e këngëve në kontinuitet dhe të relaksuar pa ndonjë kërkesë për prodhim të sendeve të reja dhe kur të bëhet një numër i konsiderueshem i "singllave” ndoshte i bashkojmë ato në një album për ata që dojnë që të gjitha keto këngë ti kenë në një vend.
 
Zhurnal: Megjithse gjeneratat e reja jo aq shumë kanë dëgjuar për bendin ODA, a është menduar ndoshta nga ana e juaj që këngët e juaja ti rikompononi dhe ti sjellni për publikun aktual ? Dukagjin Lipa: Ndoshta do ti rikomponojme disa prej kengeve tona qa na kan shty në këtë rrugë fillimish.
 
Zhurnal: Duke pas parasysh devijimet që sot ka pësuar muzika, çfar mendoni a është tregu aktual i përshtatshëm për bendin ODA, në përgjithësi e kam fjalën ?
 
Dukagjin Lipa: Ta potencoi edhe njëherë. ODA nuk e ka qëllimin e plasimit të ODES si bend në kuazi skenat muzikore që sot mbizotrojnë në Kosovë. Muzika jonë është muzikë për dashurinë tonë ndaj muzikës sonë. Ne, të gjithe anëtarët e bendit jemi te pavarur nga muzika, kështuqë mos me tingëllu arrogant, por tregu nuk po na intereson hiq.
 
Zhurnal: Fatmirësisht Bendi ODA ju rikthye skenës, por në anën tjetër kemi shumë grupe tjera që kanë ngelur tash e sa kohë në heshtje, a mendoni se vlerat e vërteta muzikore që dikur kishim për një apo arsye tjetër nuk e kanë vullnetin për t’ju rikthyer skenës ? Dukagjin Lipa: Të kthehemi në fillim të intervistes, ashtu sikur ne edhe shume Rock Bende Kosovare janë shpartallu gjatë luftes, dhe nuk kanë mundësi fizike që të kthehen dhe të fillojnë përsëri të angazhohen drejt pasionit të tyre, por besoj se të gjithë ata që janë duke na ndigjuar kudo që janë, e gjejnë një copë të vehtes në kënget tona.
 
Zhurnal: Çfar planesh ka bendi ODA, të vazhdoni më intezivisht me plasim të këngëve, apo ... ? Dukagjin Lipa: Besojmë se do të vazhdojmë me plasimin e këngëve, por jo me një orar të prerë. Ashtu si ta ndijmë vehten ashtu edhe do të punojme në këtë drejtim.
 
Zhurnal: Përpos këngës ju jeni mjaft aktiv edhe në profesionin tuaj, sa do arrini ta koordinoni kohen, për ti arritur njëkohësisht të gjitha ?Dukagjin Lipa: REPUBLIKA Marketing Communications Agency është agjensioni i themeluar nga unë dhe në rradhet e saj ka disa prej individeve më kreativ në Kosovë, keshtuqë koordinimi im personal me punën nuk do të jetë problematikë pasiqë të gjitha janë të planifikuara paraprakisht. Zhurnal: Dugi, faleminderit shumë për intervisten, ju dëshirojm suksese në planet e juaja ? Dukagjin Lipa: Ju faleminderit.
Vizitor: 579 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2024 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio