Lorik Cana do të transferohet në Arsenal?! - 23 May 2010 - wWw.Dj-MasT3R.Tk Tv Shqipetare,Mp3 Shqip,Chat Shqip.Etj
  Friday, 2016-12-09, 8:44 AM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.at.ua
Total of answers: 237

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 23 » Lorik Cana do të transferohet në Arsenal?!
8:55 PM
Lorik Cana do të transferohet në Arsenal?!
Lorik Cana ne Arsenal!? www.besniku.tkAventura e Lorik Canes te Sanderlendi mund te perfundoje vetem pas nje sezoni. Kjo, per shkak se mesfushori shqiptar ka shanse te medha qe gjate merkatos se veres te transferohet te nje prej klubeve me te medha ne Angli: Arsenali. 
 
Paraqitjet e shkelqyera te 27-vjeçarit me "macet e zeza” gjate sezonit qe sapo perfundoi, kane bere qe trajneri Arsen Venger te interesohet serish per sherbimet e tij. Aktivizimi ne "Stadiumin e Drites” ishte nje prove te cilen Cana e kaloi me sukses dhe tashme ai ka shansin te luaje per nje nga "big four” ne Premiership. 
 
"Gjate kesaj vere ka shume mundesi qe te transferohem tek Arsenali”, deklaroi zv.kapiteni i perfaqesueses kuqezi. "Se fundmi, drejtuesit e ‘topçinjve’ kane shfaqur serish interes per mua. Duhet te presim oferten konkrete dhe qe Arsenali te gjeje akordin me Sanderlendin, klubin qe zoteron kartonin tim”. Rreth aventures ne ishull, ai shtoi: "Ne aspektin personal jam i kenaqur, pasi kam zhvilluar nje sezon pozitiv me Sanderlendin.
 
Natyrisht qe do te deshiroja nje vend me te larte ne klasifikim, megjithate futbolli ne Angli eshte mjaft i forte dhe ka shume rivalitet”. Per sa i takon Kombetares dhe dy miqesoreve me Malin e Zi, me 25 maj ne Podgorice dhe Andorren, me 2 qershor ne Tirane, Cana tha: "Mendoj se keto dy ndeshje jane mjaft te rendesishme per perfaqesuesen tone ne kuader te eliminatoreve te Euro 2012.Trajneri do te vezhgoje formen e lojtareve, do te testoje disa elemente te rinj dhe mbi te gjitha do te krijoje nje ide per skemat e lojes qe do te perdoren ne dy sfidat e para kualifikuese kunder Rumanise dhe Luksemburgut”. 
 
Gjate dites se djeshme, 26 futbollistet e grumbulluar nga Josip Kuzhe kane zhvilluar dy seanca stervitore ne fshatin Luz. Me ekipin eshte bashkuar edhe mbrojtesi i Arisit, Kristi Vangjeli. Korçari, i cili ka probleme ne gju, se bashku me Edmond Kapllanin, qe ka pesuar nje demtim ne kavilje, zhvilluan stervitje te diferencuar
Vizitor: 353 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2016 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio