Intervesta e Seldit! - 19 May 2010 - wWw.Dj-MasT3R.Tk Tv Shqipetare,Mp3 Shqip,Chat Shqip.Etj
  Friday, 2016-12-09, 8:48 AM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.at.ua
Total of answers: 237

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 19 » Intervesta e Seldit!
7:41 PM
Intervesta e Seldit!
Seldi www.besniku.tkSeldi, u bë më shumë se një javë që keni dalë nga shtëpia e "Big Brother”, si ju duket tani që jeni jashtë? Sikur kam dal nga burgu (qesh), bëj shaka ndihem shumë mirë. Kur kaloj rrugëve të Tiranës dhe më komplimentojnë shumë njerëz të të gjitha moshave, për të qenë i sinqertë po përjetoj çaste të mrekullueshme. 
 
Si janë reagimet e njerëzve, i prisnit kështu apo më ndryshe?Reagime ka nga më të ndryshmet, por në përgjithësi kanë qenë tepër pozitive dhe për këtë ndihem shumë mirë.Çfarë keni bërë ditët e para pas daljes nga shtëpia?Kanë qenë ditë tepër të ngarkuara për mua, megjithëse doja shumë të pushoja po nuk po na lënë intervistat (qesh). 
Si po ju duket loja e banorëve tani që nuk jeni ju aty?Të them të drejtën këto ditë kanë qenë të ngarkuara për mua dhe nuk ka pasur shumë kohë t’i ndjek, por me aq sa i kam parë, secili prej tyre po bën lojën që ka nisur që nga fillimi…Po Domenika, është më mirë me ju apo vetëm?Për këtë duhet pyetur Domenika. Si do ta përshkruanit gjithë qëndrimin tuaj në shtëpinë e "Big Brother” gjatë tre muajve? 
Do të thosha me pak fjalë një eksperiencë e pazëvendësueshme, me të mirat dhe të këqijat e saj. 
E kishit menduar që aty brenda mund të binit në dashuri me një vajzë? Jo, s’e kisha menduar që një gjë e tillë do të ndodhte, aq më tepër në një format televiziv, por një fjalë e urtë thotë: "kurrë mos thuaj kurrë”. 
Në atë shtëpi kishte edhe vajza të tjera, pse pikërisht Domenika ishte ajo që ju tërhoqi vëmendje? 
Domenika për mua ishte më e veçanta, por koha ka treguar që ajo është vërtetë e veçantë, jo vetëm për mua, por edhe për gjithë publikun shqiptar që e ka çuar deri në finale. 
Çfarë gjetët të veçantë tek ajo vajzë? 
Shikimin, të qeshurën edhe të qarën, gjithçka Domi e ka të veçantë për mua. 
Duket që ju ishit shumë i dhënë pas saj, por ka shumë skeptikë që mendojnë se Domenika nuk ka të njëjtën ndjenjë për ju, ju si mendoni? 
Me vjen mirë që besojnë në dashurin time, por ju garantoj që dhe Domi ndjen të njëjtën gjë për mua. 
Skeptikëve ju them, koha është ajo që do të vërtetojë gjithçka. 
Madje, disa nga banorët kanë thënë që Domenika e ka shfrytëzuar Seldin për të qenë në qendër të vëmendjes, ju është dukur kështu juve? 
Absolutisht jo, megjithatë çdo njeri ka mendimin e tij. Mendon se lidhja juaj me Domenikën do të zgjasë dhe jashtë shtëpisë, dhe pse besoni kështu? Sigurisht që do zgjasë edhe jashtë shtëpisë, sepse unë jam i dashuruar me të. 
Seldi, cila ishte arsyeja që ju hytë në "Big Brother”, për tu bërë i famshëm, apo e patë "Big-un” si një trampolinë që do t’ju ndihmonte në karrierën tuaj? 
Unë e kam thënë që në fillim kur kam hyrë në këtë spektakël që "Big Brother” e kam parë si një trampolinë që do të më ndihmonte në karrierën time si këngëtar, kjo ka qenë një nga arsyet më të forta.
 
Gjatë qëndrimit tuaj në shtëpi, në media jeni komentuar si një "Don Zhuan”, i cili i ndërroni të dashurat shpesh, sa e vërtetë është kjo? 
Unë e konsideroj veten normal, si çdo i ri në moshën time që i pëlqen aventurat dhe femrat, por s’do ta konsideroja kurrsesi veten një "Don Zhuan” të theksuar, sepse më ka konsideruar kështu shtypi.
 
Ju vazhdoni studimet për Kanto, do t’i përkushtoheni muzikës tashmë, keni ndonjë plan për ndonjë këngë të re? 
Sigurisht që do t’i përkushtohem muzikës, sepse për këtë kam 16 vjet që studioj. Sa për plane, sigurisht që kam, momentalisht po merrem me realizimin e një kënge, e cila do të shoqërohet me një videoklip që shumë shpejt do ta shihni në ekranet shqiptare.
 
Ishte "Big Brother” një vend për të krijuar miqësi. Mendoni se do të keni miq disa prej tyre edhe pas daljes nga shtëpia? 
Miqtë e mi të vërtetë janë ata që i njoh që në fëmijëri, por kjo nuk do të thotë që nuk do të kem miqësi edhe me banoret e shtëpisë së "Big Brother”, pasi aty kam njohur njerëz vërtetë të mrekullueshëm. 
Antipatia që kishe për Mirin nga se vinte.
 
Çfarë nuk duroje dot te Jetmiri? 
Unë nuk kam pasur antipati për Mirin, pasi nuk e njoh në jetën e përditshme, në atë format sjellja e tij me ka lënë për të dëshiruar, por kjo nuk do të thotë që unë kam antipati për të. 
Seldi, ju vjen mirë kur ju njohin tashmë në rrugë e ju flasin. 
Cili është komenti më i bukur që keni marrë nga njerëzit? 
Sigurisht që çdokujt do t’i vinte mirë kur njerëzit e ndalojnë, e përshëndesin dhe e komplimentojnë, dhe kjo më ka ndodhur pafundësisht gjatë këtyre ditëve. Sa për komplimentin më të bukur që kam marrë, ka qenë i një gruaje. Më tha se i kishte thënë të birit, tani kam dhe një djalë tjetër me emrin Seldi, për mua ishte vërtetë shumë prekëse. 
Çfarë do bëni pas mbarimit të "Big-ut”, do ikni me pushime apo do t’i futeni punës? 
Siç thashë më sipër, do mbaroj këngën dhe klipin dhe më pas dua të shkoj me pushime se i kam vërtetë shumë të nevojshme.
Vizitor: 255 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2016 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio