Saturday, 2024-04-27, 2:47 AM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.at.ua
Total of answers: 238

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 19 » Ada e BB3: “Erioni ishte fallco me Bertinën”[PLUS FOTO]
7:40 PM
Ada e BB3: “Erioni ishte fallco me Bertinën”[PLUS FOTO]
Ada www.besniku.tkDel nga Big Brother e lumtur për eksperiencën që pati por e zhgënjyer se si përfunduan gjërat. 
Thotë që personi për të cilin ndjeu mbeti mbrenda shtëpisë. Edhe pse nuk e përmend emrin e ka fjalën për Erionin. 
Ada Baqoshi është vajza simpatike e cila qëndroi për një kohë jo të gjatë në shtëpinë më të njohur të momentit. E drejtpërdrejtë dhe e çiltër, ajo i ka treguar publikut se është e ‘paaftë’ të vërë maska e të bëjë lojën e çmimit. Pas daljes, gjykon se e ka të vështirë të krijojë miqësi edhe pse dikush i ka pëlqyer. Tashmë synon të realizojë ëndrrat e dikurshme si dhe të gjejë dashurinë e vërtetë. 
 
Ajo u bë e famshme sepse hyri në një nga shtëpitë më të ndjekura të momentit. Ada Baqoshi është vajza simpatike e cila hyn në Big Brother për të provuar veten në një eksperiencë të tillë, sidomos pas nëntë vitesh të jetuara në Itali. Kjo është eksperienca që duket se Ada nuk ka për ta harruar kurrë. Ashtu si shumë të tjerë, ajo ka marrë me vetë përvojën e bukur që jo vetëm e bëri të njohur por i dha emocione të mëdha. Ndërsa duket se i ka dhënë Big Brother një personazh disi ndryshe. 
Banorët por edhe publiku njohën një karakter të fortë, argumente bindëse, vajzën e arsyeshme dhe të çiltër që krijoi jo pak fansa. Të thuash gjërat e duhura në momentin e duhur është një aftësi që jo të gjithë e kanë. Ada e ka këtë dhunti. Fati i saj i keq ishte koha e shkurtër që i pamundësoi vijimin e kësaj përvoje, për të na dhënë më shumë kënaqësinë për ta ndjekur e dëgjuar. E megjithatë, ajo nuk ka asnjë peng dhe nuk do të ndryshonte asgjë edhe në një përvojë të dytë. Në pak ditë ajo ka mundur t’i njohë mirë personazhet. Me pak prej tyre do të krijonte miqësi, më shumë është zhgënjyer dhe me sa duket vetëm njëri e ka ngacmuar vajzën indiferente në dukje, por shumë të ndjeshme. 
Pas daljes duket se i ka synimet të qarta. Po përpiqet të hap një bar ‘lunge’ në Tiranë, në qytetin më të bukur në botë që e ka bërë të harrojë momente të vështira. Gjithashtu është edhe në kërkim të dashurisë, asaj aspak të sofistikuar, por shumë romantike ashtu siç është edhe vetë.

Nata e fundit në shtëpinë e BB ishte e mbushur me emocion për ty. Si e përjetove? 
Filloi shumë bukur. Prezenca e motrës sime në shtëpi ishte e mrekullueshme, po ashtu dhe vidiomesazhi i nipit dhe mbesës. Fatkeqësisht nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. 
Mendove që do të dilje pa shkuar në nominim? 
Asnjëherë nuk e kisha menduar që aventura ime do të përfundonte aty. Se kuptoj akoma pse nuk u nominova asnjëherë dhe pse isha pikërisht unë ajo që dola atë natë! Duke qenë se brenda shtëpisë ka të tjerë që meritonin të hapnin derën për të dalë jashtë para meje. 
Sa ndryshon Ada në jetën reale nga Ada në BB? 
Nuk ndryshon aspak …ndoshta kjo ishte e keqja ime. Nuk bëra lojën e askujt. Jam ajo që keni parë në shtëpi. 
Ke treguar që je një vajzë me arsyetim të fortë por pak e heshtur. Si mendon? 
Nuk është e vërtetë. Unë di që kam folur mjaftueshëm për veten dhe jetën time. Heshtja ime ndoshta është vënë re në rastet kur nuk më është dukur e arsyeshme, për të komunikuar me dikë që flet gjëra pa interes. 
Çfarë të ka mbetur merak nga BB? 
Merak…S’ka pse të më mbetet asgjë merak. Ato që kam pasur për të thënë e për të bërë i keni parë në shtëpi. 
Ti je shprehur se në jetë ke provuar shumë dhembje. Mund të thuash përse e ke fjalën? 
Kur i kam përjetuar kam vuajtur shumë dhe nëse sot do t’i kthehem për t’i kujtuar do të lëndoj një plagë që nuk kam dëshirë ta hap. Shpresoj se nuk do të më ndodhin më dhe uroj që kjo të jetë hera i fundit që i përmend. 
Çdo të thotë për një njeri të provojë dhembje në jetë? 
Njerëzit nuk do të ndalojnë jetën e tyre nëse ti ke një dhembje. Por dhembjet që kam kaluar më kanë bërë më të fortë. Jam ngritur me forcën e një aeroplani dhe e kam marrë jetën time në duar. 
Sa forcë duhet për ta kapërcyer atë? 
Duhet shumë forcë dhe gjëja e parë që duhet të bësh në raste të tilla është të pastrosh rrugën tënde të jetës nga njerëz që ta bëjnë pis atë. 
Nëse do të kishe mundësinë të hyje edhe njëherë në BB çfarë do të kishe korrigjuar te vetja? 
Asgjë. Pse të korrigjoj???Mua më pëlqen vetja kështu si jam, me të mirat dhe të këqijat e mia. Askush nuk është perfekt.
ada
Mund të na thuash një opinion të përgjithshëm për banorët e këtij viti? 
Jam rritur me fjalën të lutem dhe më fal në familjen time. Fjalët magjike nuk i kam dëgjuar kurrë në këtë shtëpi. Lënë për të dëshiruar në higjienë dhe në inteligjencë, por këtu nuk i përkufizoj të gjithë banorët. 
Cilët janë personat që vlerëson më shumë nga banorët? 
E kam shprehur edhe gjatë qëndrimit tim në shtëpi duke qenë shumë direkte mbi opinionet e mia për ta. Do veçoja Oltën, Erionin, Domin dhe Seldin e patjetër edhe Bledin. Olta ishte një mikeshë shumë e mirë që do të doja ta kisha edhe në jetën e përditshme. Kuptoheshim me sy. Sa me shikonte e kuptonte menjëherë se çfarë doja të shprehja apo se çfarë mendoja. Po kështu edhe nga ana ime për atë. E vlerësoja për karakterin e fortë të saj, që çfarë kishte ta thoshte në sy, dhe nuk i interesonte se çfarë pasojash mund të kishte. Një person shumë i drejtpërdrejtë. Ndërsa Erioni një djalë shumë i këndshëm për të patur shoqëri, me një bagazh të zgjeruar, shumë i komunikueshëm shumë i sinqertë, të paktën me mua, sepse më ka komunikuar gjëra që nuk i fliste me personat e tjerë. Gjithashtu i njihte mirë normat e sjelljes duke mos ekzagjeruar asnjëherë për asgjë. 
Për Erionin kishe simpati të veçantë? 
Do doja të ishte një person i afërt në jetën e përditshme. Ai kur nuk ishte me Bertinën mendoj se ishte Erioni i vërtetë, sipas meje. Më i lirshëm, kishte më shumë humor, ishte krejt ndryshe. Kjo më bënte të dyshoja se nuk ndiente shumë për Bertinën se ndoshta nuk do donte ta lëndonte atë. Unë mendoj se nga ana e tij është thjesht një respekt dhe asgjë më shumë. Ai shumë herë më është dukur sikur donte të shkëputej nga ajo lidhje që dukej qartë që e kushtëzonte shumë jetën e tij aty brenda. Këtë ma ka lënë ta kuptoj se kur grindeshin të dy për motive xhelozie Erioni ishte ndryshe nga ai i vërteti. Ndoshta në spektakël, në përballjen time me Bertinën u duk sikur mund të kishte ndonjë gjë midis meje dhe Erionit, por në të vërtetë është një simpati reciproke, një feeling midis dy njerëzve që ndihen mirë me njëri tjetrin. Se çfarë do të ndodh më pas në jetën reale nuk e di as unë dhe as Erioni. 
Me Klodin kishe një miqësi të mirë po që u duk se të zhgënjeu? 
Klodi ishte një person që e vlerësova sepse kishim të përbashkët të njëjtën përballje në jetë, duke menduar që kemi jetuar jashtë vendit dhe kemi kaluar të njëjtat probleme apo vështirësi. Dhe për këtë e konsiderova si një mik të mirë sepse mund të më kuptonte më mirë se banorët e tjerë. Por u zhgënjeva shumë kur pashë filmimet jashtë me ato çfarë ai kishte shprehur për mua. Kishte thënë që unë nuk kisha justifikuar besimin e tij. Gjë që s’është fare e vërtetë, sepse jo vetëm që ka ndodhur ky fakt, por unë e kam mbështetur, respektuar dhe ndenjur afër më shumë se çdo person tjetër aty brenda. Unë kam jetuar në perëndim dhe kam një mentalitet shumë të hapur, ndryshe nga sa mund të mendohen gjërat në Shqipëri, dhe i kuptoj shumë mirë problemet dhe vështirësitë ashtu si dhe pasojat që mund të kishte Klodi në lidhje me seksualitetin e vet. 
Kush mendoje se do shkojë në finale? 
Uroj që të shkojnë Erioni, Olta, Domenika dhe doja ta fitonte një prej këtyre. 
Sa ndikuan ata në jetën tënde brenda shtëpisë? 
Gjatë qëndrimit në shtëpi dhe bashkëjetesës me ta kuptova që askush nuk mundi të ndikonte diçka për keq tek unë, por megjithatë krijova dhe miq të mirë. 
Çfarë mendon tani pasi ke dalë. Ishte një eksperiencë pozitive? 
Normalisht, gjithmonë, pasi del nga çdo lloj eksperience qoftë ajo pozitive ose negative mendoj që bëra mirë që e jetova. 
Përse i duhet një të riu të marrë pjesë në një reality show? 
Nuk e di përsenë e dikujt ..por mua më shërbeu për të parë veten në një rikthim pas shumë vitesh në vendin tim. 
Sa vite u bënë që jeton në Itali? 
Jetoj prej nëntë vitesh në Itali. 
Cilat kanë qenë marrëdhëniet e tua me Shqipërinë gjatë kësaj kohe? 
Vija vetëm një javë në verë për pushime dhe ato pak ditë i kaloja në plazh. 
Ke nostalgji për Tiranën? 
Është qyteti më i bukur në botë për mua. Më mungon era e vendit tim, më mungon çdo gjë që ka lidhje me Tiranën. Me pak fjalë e dua. 
Çfarë do doje që të ndryshonte në Shqipëri? 
Edukata. Njerëzit duhet të dinë të përdorin fjalët magjike. Duhet të jenë më punëtorë dhe të dinë ta marrin jetën me sportivitet. I shoh shumë të mërzitur, qeshin shumë pak ndërkohë që e qeshura do t’i zbukuronte. Thonë që e qeshura bën mirë për zemrën dhe zgjat jetën.
Ada www.besniku.tk
Sa ndikon një eksperiencë e gjatë të jetuari në perëndim te një person? 
Nëse dikush jeton një periudhë kohe jashtë është më i komunikueshëm. Jashtë çfarëdo lloj pune është nder. Nuk ka rëndësi se je drejtues apo një punëtor i thjeshtë. Atje të gjithë respektohen njësoj. 
Të pëlqeu ndonjë djalë aty brenda? 
Po. Po ç’rëndësi ka. Tani unë jam jashtë dhe ai mbeti brenda. 
Ti vetë ke ndonjë lidhje sentimentale? 
Jo. 
Cili do të ishte djali i ëndrrave të tua? 
Dikush që do të më pranonte kështu si jam, pa më ndryshuar asnjë presje. Dikush që mund të rri me orë të tëra pa folur dhe kur të largoheshim të na dukej se ka qenë biseda më e bukur e jetës. 
Do të preferoje një shqiptar apo një të huaj dhe pse? 
Kjo s’ka rëndësi për mua mjafton të më ndodhin ato që thashë pak më parë dhe çdo gjë do të ishte perfekte. 
Cilët persona të BB nuk do të kishe dëshire t’i takoje në jetën normale? 
Ka pak aty brenda që do doja t’i mbaja miq dhe shumë nga ata që vetëm do doja t’i përshëndesja dhe kaq. Miqtë e mi janë të rrallë. Pastaj njohje mund të ketë shumë një njeri. 
Kush mendon se ishte personi që do të zgjidhje për miqësi të gjatë dhe pse? 
Nuk i kam besuar kurrë miqësive të gjata në pak kohë njohje. Por kjo nuk do të thotë që nuk kam kohë t’i njoh kur të dalin…Ndaj atyre pak njerëzve që mendoj që i kam pasur miq, brenda në shtëpi, jam e bindur që do kemi kontakte dhe jashtë për të përforcuar atë miqësi që mundi të krijohet në aq kohë sa unë qëndrova me ta në BB. 
Çfarë planesh ke për momentin? 
Po mendoj të hap një ‘lunge’ bar në Tiranë. Shpresoj që ta bëj realitet. Më uroni ...
Vizitor: 574 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2024 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio