Tuesday, 2024-04-16, 11:56 AM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.TK
Total of answers: 153

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 25 » Hakiu i BB: Gjithcka e kurdisur për të mos më çuar në finale!
1:51 PM
Hakiu i BB: Gjithcka e kurdisur për të mos më çuar në finale!
Hakiu i Big Brother! www.besniku.tkDo të donte të përfundonte ndryshe, por, shpesh gjërat nuk shkojnë ashtu siç i mendon. Hakiu i "Big Brother” ka dalë me shije të hidhur nga ky realiti-shou edhe pse e quan si një nga eksperiencat e tij më të bukura, të cilën do ta mbajë mend gjatë.
 
Sigurisht që i ka mësuar shumë gjëra kjo provojë, "më mësoi se duhet të kesh karakter të fortë, të jesh i duruar, të plotësosh vlera njerëzore e të mos shitesh, fiton shumë më shumë se sa një tufë të vogël me para”, shprehet Hakiu.
 
Diku i ka "dhembur” banorit nga Kosova dhe sigurisht dihet ajo që e ka prekur, ishte dalja e tij e papritur në një ballafaqim direkt në një nga javët e spektaklit të së shtunës në një duel televotimi mes tij dhe fituesit të "Big Brother”, Jetmirit, Kika u eliminua. Për këtë, ai pohon se gjithçka ishte e kurdisur që ai të mos shkonte deri në finale, se, sipas tij, po të arrinte puna deri këtu dihet që fitoren e kishte të garantuar.
 
E përpos emocionove të lojës, emocione të tjera shumë të bukura i ka dhuruar dhe kontakti i drejtpërdrejtë me publikun pas daljes nga shtëpia. Shumë urime dhe komplimente për pjesëmarrjen e tij në këtë realiti-shou dhe gjithçka që ai dha nga vetja. 
Si ndiheni tani që u bënë ditë që keni dalë nga shtëpia e "Big Brother”? 
Ndihem shkëlqyeshëm pas daljes nga shtëpia e "BB”. Kam shumë gjëra të bukura që me rrethojnë gjithandej. Pastaj fakti që mund të lëvizesh i lirë, të bën të ndihesh si zogu. 
Si ishte për ju kjo eksperiencë? 
Interesante. Kishte gjëra me të cilat nuk isha ndeshur më përpara, siç ishin njerëzit që i takova për herë të parë e që vinin nga kultura me nivele të ndryshme, ambienti i ri, ato provat e javës në shtëpi, debatet, ballafaqimet me situata të ndryshme që në jetën jashtë nuk isha ndeshur. Të gjitha këto e bëjnë këtë eksperiencë interesante. 
Mendoni se ia ka vlejtur, apo jeni penduar? 
Për mua ia ka vlejtur për shumë gjëra. Gjithmonë i peshoj gjërat përpara se t’i bëj, prandaj nuk pendohem. Përveçse një eksperiencë interesante, "BB” më ka hapur dyert për shumë gjëra tjera që më presin në jetë. Në një reality si ky është vështirë të fitosh atë që kam fituar unë. Ky format ka treguar se nuk i çmon vlerat, mirëpo unë ia dola që me vlerat e mija t’i bëj për vete miliona shqiptarë, prandaj sigurisht që ia ka vlejtur. 
Çfarë të mësoi më shumë qëndrimi në "Big Brother”? 
Më forcoi mendimin se bota është e egër, se gjithçka sillet rreth interesit, se njerëzit shiten dhe bëhen vegla të të tjerëve, por edhe një gjë tjetër… Më mësoi se të kesh karakter të fortë, të jesh i duruar, të plasosh vlera njerëzore e të mos shitesh, fiton shumë më shumë se sa një tufë të vogël me para. Kjo është ajo për të cilën unë kam luftuar dhe dola triumfues. Të gjithë më shohin me admirim, më përgëzojnë dhe falënderojnë për emocionet që u kam dhënë. 
Po ju çfarë i dhatë këtij realiti-shou? 
Mbi të gjitha dinjitet, kulturë, edukatë e kreativitet. Unë jam ai që këtij shou i dhashë nivel, jo vetëm intelektual, por mbi të gjitha njerëzor. Mirëpo, rezultoi se ata që qëndrojnë pas këtij shou vetëm këtë nivel nuk e duan. 
Është diskutuar shumë dalja juaj, ishte shumë e papritur. Ju vetë si e pritët këtë? 
Ishte e papritur edhe për mua, por siç e keni parë e kam pritur me shumë qetësi. Unë isha shumë i qetë më atë çfarë kisha dhënë, prandaj kishte kohë që u kisha thënë edhe banorëve se edhe po të dal s’ka problem. Askush nuk e ka pritur largimin tim. Të gjithë ishin shokuar dhe madje as që besonin. Mirëpo, mua me kishin nxjerr dhe ky ishte realiteti. U pajtova më këtë, por nuk do të pajtohem kurrë më idenë se mua më nxori publiku. Cili publik me nxori, kur miliona njerëz i kisha dhe i kam pas. Të gjithë më thonë një gjë; je më i miri i të tre edicioneve, na e ke zbardhur fytyrën, nuk të nxori populli, je 1-shi, faleminderit për emocionet që na ke dhënë. Pas gjithë kësaj e kuptova se gëzoja shumë popullaritet dhe u binda se gjithçka ishte kurdisur për të mos më çuar në finale, sepse atëherë isha fitues absolut. Mirëpo, mua nuk me lejuan të ikja në finale, sepse marrëveshjet e ndarjes së lekëve ishin bërë kohë më parë. 
Haki, ishte "Big Brother” një vend për të bërë miqësi? 
Jo, por unë jam i prirur të krijoj miqësi edhe në një ambient të tillë. Mund ta kesh rival tjetrin, por edhe ta bësh mik. Nuk jam i prirur që pas një debati të ashpër me dikë, t’i mbaj hundët përpjetë e të mos flas. Përkundrazi, miqësitë më të forta krijohen pikërisht më ata që ke debate apo kundërshtime. 
Me cilët nga banorët mendoni se do të mund të mbani kontakte edhe më vonë? 
Unë jam i hapur për të gjithë. Kur më ka lindur nëna, më lindi me zemër të madhe. 
Ju kanë akuzuar se gjatë qëndrimit në shtëpi ishit në rol dhe ishit aktor sa e vërtetë është kjo? 
Kjo ishte një nga mënyrat e ulëta për të më luftuar. Ata që më kanë njohur jashtë më kanë njohur ashtu siç me keni parë, i thjeshtë, i natyrshëm i komunikueshëm. Banorët që patën rastin të më njohin edhe jashtë shtëpisë, më thanë se isha njësoj. Kush dyshon që unë e paskam bërë aktorin le te vijë të më njohë për vetëm 1 orë, e do ta kuptojë, isha unë apo dikush tjetër. Niveli i banorëve për të më luftuar ishte i ulët, prandaj nuk dola nga lufta që më bënë ata, e as nga votat e publikut. Dola, sepse tjetri ishte shitur në forma të ndryshme, gjë që unë nuk do ta bëja kurrë. Isha unë aty brenda dhe jo dikush tjetër. Kikën që e keni parë për 3 muaj do ta shihni njësoj për gjithë jetën. 
Ky "Big Brother” për ty ka përfunduar me hatër mbetje për ndokënd aty brenda apo ishte thjeshtë një lojë? 
Ishte një lojë që përfundoi edhe me hatër mbetje, sepse u bë lojë e pistë jo vetëm nga banorët. 
Në atë realiti-shou u futet për lekë apo për tu bërë i njohur dhe për të pasur mundësi të tjera në jetë? 
Për mua lekët ishin të fundit edhe pse secili i dëshiron për një qëllim ose tjetër. Unë kam demonstruar atë që kam synuar në këtë realiti-shou. Sot, dyert i kam të hapura më shumë se gjithë të tjerët dhe lekët vijnë vetë. 
Shumë prej banorëve që kanë dalë nga shtëpia u kanë ardhur oferta të reja pune, ka ndodhur kjo me ju, keni pasur ndonjë ofertë? 
Tani vetëm më duhet të pushoj e më pas të reflektoj se çfarë dua nga jeta. 
Sikur t’ju ofrohej një punë në Shqipëri dhe t’ju kërkohej të qëndronit këtu, do ta bënit? 
Kam edhe të tilla oferta. T’ia lëmë kohës. 
Jeni dakord me fitoren e Jetmirit dhe pse? 
Po, jam dakord. Jetmiri fitoi atë që meritoi. Një pjesë të lekëve, ashtu siç ishte marrë vesh qysh në fillim. Ai tregoi se është njëri që blihet lirë dhe sigurisht që një fitore të tillë e meritoi. Ai fitoi një pjesë të lekëve me mbeshtjellura me pisllëk që e keni parë vetë, por ajo që nuk e keni parë është akoma më e pistë e që do ta kuptoni shumë shpejt. Jetmiri është karakter lehtë i manipulueshëm, e blen për një qindarkë edhe pse bën sikur i di gjërat. Tani ka filluar ta bëjë edhe djalin e kulturuar e që nuk do ta arrijë ta bëjë kurrë. Me lekët që ka marrë nuk do t’i mjaftojnë të paguajë as kurse edukimi, sepse atij i duhet të marrë edukatë gjithë jetën. 
Si e priti familja daljen tuaj, fëmijët? 
Shumë mirë. Ishim të gjithë të mallëngjyer. Tani po kalojmë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin, për ta kompensuar kohën e humbur.
Vizitor: 835 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2024 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio