Facebook, rriten zërat kundër dhunimit të privatësisë ! - 19 May 2010 - wWw.Dj-MasT3R.Tk Tv Shqipetare,Mp3 Shqip,Chat Shqip.Etj
  Friday, 2016-12-09, 8:47 AM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.at.ua
Total of answers: 237

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 19 » Facebook, rriten zërat kundër dhunimit të privatësisë !
2:02 PM
Facebook, rriten zërat kundër dhunimit të privatësisë !
Facebook, rriten zërat kundër dhunimit të privatësisë
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg kishte planifikuar një festë madhështore për 26 vjetorin e lindjes, por kjo nuk ka ndodhur sepse ai është mbyllur në zyrat e tij në Kaliforni ku ka kaluar nga një mbledhje në tjetrën pas alarmit në rritje për dhunimin e privatesisë.

Një muaj më parë ai vendosi të publikonte të gjitha të dhënat personale të 400 milionë përdoruesve të Facebook, por kjo gjë nuk ka kaluar pa lënë gjurmë edhe tek amerikanët, të cilët janë më pak të ndjeshëm se europianët për cështjet e privatësisë. 

Pas denoncimeve të shumta, ka ardhur edhe reagimi i autoriteteve. Zuckerberg nuk kënaqet më duke qënë një miliarder, por ai kërkon të ndjekë shembullin e drejtuesve të Google, për t’u vlerësuar shumë edhe nga përdoruesit e internetit. Pikërisht në lidhje me privatësinë dhe rritjen e faqes gjatë 5 viteve të fundit, në vjeshtë do publikohet filmi i Kevin Spacey "The Social Network” që e trajton figurën e Mark si një student mashtrues me tendenca autizmi dhe i fiksuar pas seksit. Një gjeni që shkruan kodet bazë të rrjetit që do të krijonte, për t’i shpëtuar një zhgenjimi në dashuri. 

Por më shumë se sulmet hollivudiane, Zuckerberg është shqetësuar për zhvillimet në Kongres për tutelën ndaj privatësisë, pasi një gjë të tillë ia kërkon edhe Europa. Ndërkohë revista "Wired Ryan Singel” e ka cilësuar Facebook si nje faqe që nuk respekton të drejtat e njerëzve. Duke vijuar në të njëjtën linjë sulmesh, 4 studentë nga New York kanë mbledhur 150 mijë euro për të zhvilluar projektin "Diaspora”, i cili premton se përdoruesit do kenë të drejta të plota për të dhënat e tyre personale. 

MoveOn.org, FacebookProtest.com e QuitFacebookDay.com kanë bërë thirrje që faqja të braktiset në masë. Për momentin Zuckerberg nuk heq dorë në lidhje me cështjen e privatësisë, por gjithësesi një zëdhënës i shpqërisë bën me dije se ky problem po diskutohet me kujdes.  

Vizitor: 220 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2016 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio