Tuesday, 2024-04-23, 6:33 PM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.TK
Total of answers: 153

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 20 » Erioni: Jam zhgenjyer nga Olta !
3:33 PM
Erioni: Jam zhgenjyer nga Olta !
Erioni www.besniku.tkShumë pranë çmimit të madh, por jo fitues. Gjithsesi Erioni është shumë entuziast për fitoren e Jetmirit. Orët e para jashtë shtëpisë i kanë sjellë sqarime situatash, por edhe zhgënjime. Një prej tyre, Olta. 
Ishe shumë afër çmimit të madh. Të erdhi keq që nuk e fitove? 
Pas meje më mirë që e fitoi Jetmiri. Është ajo që unë kam dëshiruar. Sigurisht që më parë kisha menduar edhe për Hakiun, sepse këta kanë qenë miqtë e mi. 
E prisje që në finale, përballë Jetmirit të ishte Domenika? 
Prisja që në finale të ishte një dyshe mashkull-femër. Gjatë javës së fundit i kisha thënë Jetmirit se ajo mund të ishte edhe fituese e mundshme. 
Pse mendoje një vajzë në finale? 
Sepse së pari, në dy edicionet e shkuara, kanë fituar dy meshkuj dhe ndoshta mund të duhej një stimul për vajzat për të thënë që edhe femrat mund ta fitojnë këtë spektakël. Nuk e di pse numri i femrave që arrijnë në finale është i vogël, por e ndieja se mund ta fitonte edhe një vajzë. 
Nëse në finale do të kishte dalë Jetmiri me Haikun? 
Do isha i lumtur për këdo që ta merrte. Do më bëhej qejfi si për vete, ndonëse paratë nuk i mora unë. Gjithsesi nuk e kam ndier presionin e lekëve në këtë lojë. 
Mendon se të penalizoi mungesa e një strategjie? 
Në fillim kam hyrë dhe i kam lënë ngjarjet në rrjedhën e tyre dhe ndoshta mund të ketë qenë kjo edhe një arsye që mund të më ketë treguar pak të dobët në sytë e publikut. Nuk kam hyrë me një strategji. Tani që kjo lojë përfundoi dhe pas bisedave me të afërmit e mi, mendoj se kam gabuar në disa zgjedhje të miat, më kishte humbur pak intuita mashkullore. 
Cilat janë këto gabime? 
Më ka zhgënjyer Olta. Ende nuk i kam parë regjistrimet, por me ato që më kanë treguar, ajo është shprehur se unë e bëja të gjithë lojën për paratë. Kjo nuk është fare e vërtetë. Po ashtu ajo është shprehur se po bën lojë me mua. Olta të mos kujtojë se ka bërë lojë me Erionin, mund të ketë qenë pre e ndonjë loje nga ana imje. 
Është diskutuar shumë marrëdhënia jote me Oltën. Ka pasur ndjenja? 
Oltën e kam respektuar si shoqe, por nëse fjalët që kam dëgjuar janë të vërteta, do të më vijë keq që kam konsideruar shoqe një njeri që nuk e meriton. 
Cila do të jetë e ardhmja e marrëdhënies me Bertinën? 
Ende nuk kemi folur plotësisht, një ditë ishte shumë pak. Duhet të shohim rrethanat dhe situatat jashtë shtëpisë, por shpresoj të jemi bashkë. 
Çfarë solli "Big Brother” për ty? 
Ishte një përvojë e paharrueshme. Më rriti si person dhe më bëri të kuptoj shumë gjëra.
Vizitor: 557 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2024 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio