Thursday, 2024-04-18, 8:59 AM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.at.ua
Total of answers: 238

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 19 » Big Mama : Kastro Zizo nuk durohet kur pi!
7:38 PM
Big Mama : Kastro Zizo nuk durohet kur pi!
Kastro Zizo www.besniku.tkMbrëmja e së mërkurës ishte një natë e veçantë për banorët e shtëpisë VIP. Nata e spektaklit ndjehet që në orët e pasdites kur VIP-at tanë nisin përgatitjen jo vetëm lidhur me look-un, por edhe përgatitjet shpirtërore. Spektakli i katërt i zhvilluar drejtpërdrejtë në shtëpinë VIP dhe transmetuar live në "Tring Digital” rezervoi emocione, grimca humori dhe një surprizë të madhe për banorët brenda mureve të "Shtëpisë VIP”. Siç është traditë, VIP-at përcollën për publikun një mesazh-ftesë, që ai t’i votojë.
 
Me radhë miqtë tanë, dikush me mirënjohje dhe dikush me "menefregizmin” që i karakterizon lëshuan nëpërmjet televizionit apelet e tyre. Fatosi i kërkoi publikut të qëndrojë ende në shtëpi, pasi kishte ende shumë për të zbuluar nga vetja. Në të njëjtin mendim ka qenë edhe Drenusha, e cila i kërkoi votat publikut, pasi mendon se ka ende mjaft për të dhënë. Pak më të qetë dhe ndoshta me një shterim idesh mbi mesazhin që do të përcillnin, ndikuar kjo edhe nga fakti se kanë qenë për javë të tëra në nominim, shfaqen Kastro dhe Big Mama, të cilët i kërkuan publikut t’i votojë nëse i pëlqen ashtu siç janë në të vërtetë… Mesazhi i Agimit dhe "Stupcave” ishte shumë i ngrohtë për publikun.
 
Ata i falënderuan të gjithë mbështetësit dhe i quajtën e vetmja arsye që ishin brenda mureve të shtëpisë së famshme. Duket se mesazhi i ngrohtë nuk ka funksionuar për t’i ngrohur zemrën publikut të gjerë, ose ka qenë një sjellje gati e plogësht e Agim Gërgurit, por fakt mbetet se ai ishte i eliminuari i së mërkurës. Agim Gërguri braktisi shtëpinë e VIP-ave me një total prej 6 për qind të votave. Edhe pse një nga banorët më të mëdhenj në moshë, Agimi u përshtat shumë mirë me të gjithë të tjerët brenda shtëpisë.
 
Pas mesazheve të VIP-ave, eliminimit të radhës dhe gëzimit të të shpëtuarve, i erdhi radha "thikës pas shpine”: nominimeve. Këtë herë arsyet ishin nga më të ndryshmet dhe më të bazuara se çdo radhë tjetër. Duket se banorët po njihen mirë me njëri-tjetrin dhe bashkëjetesa, sado e qetë deri më tani, fsheh tensionet e saj. Miqtë më të mirë të Bigut, pikërisht "Stupcat” (Osmani këtë herë) e nominuan atë, sepse nuk kishte një marrëdhënie të mirë me të gjithë brenda shtëpisë. Ajo injoronte Kastron vazhdimisht dhe ky nuk ishte një gjest shumë miqësor nga ana e Bigut. Bertani, Drenusha dhe Big Mama shprehën dëshirën që të shihnin në televotim sërish Kastron. Bertani po ashtu, sepse nuk kishte mundur të afrohej me të, Drenusha sepse sipas saj Kastro fliste keq për persona të shtëpisë kur ata nuk ishin prezentë dhe nuk ia shprehte askujt mendimin në sy, ndërsa Big Mama, e cila me arsyen e saj krijoi edhe ilaritet, tha se "Kastro kur pi është i mirë, kur nuk pi më nervozon…”. Skundër kishte paralajmëruar Kastro, ai nominoi Rozanën, për të cilën kishte krijuar mendimin se e kishte marrë shumë me vetësiguri këtë garë dhe se, sipas tij, nuk ishte nominuar asnjëherë. Nga ana e saj Rozana nominoi Drenushën, sepse nëse do të dilte në televotim, do të donte të ishte me një femër dhe mikeshë të mirë. Pas një përllogaritje të nominimeve të banorëve rezultoi se Big Mama, Kastro, Drenusha dhe Rozana janë në televotim. Njëri nga ata do të dalë nga shtëpia e VIP-ave të shtunën gjatë spektaklit live në "Tring Digital”. 
Skeçet dhe hyrja e banores së re 
Një natë spektakli në një shtëpi VIP-ash nuk mund të mos jetë emocionuese dhe në të njëjtën kohë befasuese. Kur prezantuesi komunikojë se kishte një surprizë për Bertanin, të gjithë u gëzuan pamasë, sepse dihet se djaloshin e ka marrë shumë malli për familjen dhe të gjithë menduan se një familjar i tij do të ishte ftuar në shtëpinë VIP. Parashikimet e banorëve dhe spektatorit ishin të vërteta, sepse prezantuesi njoftoi ardhjen e babait të Bertanit, por kur të gjithë kthyen kokën nga dera për të pritur të ftuarin e tyre, vunë re se në të vërtetë ishte Vedati i "Stupcave”, i cili kishte hyrë në një rol tjetër, duke shkaktuar menjëherë të qeshura midis të pranishmëve. Ai performoi një skeç të shkëlqyer në rolin e babait të Bertanit, ky i fundit u përshtat shumë mirë me aktrimin e Vedatit, duke krijuar një atmosferë hareje, edhe pse për pak minuta. Fantazia e autorëve të këtij formati nuk ka të sosur. Pas shakave të javës me daljen e Bigut dhe Bertanit, futjen e Sinan Vllasaliut e shumë provave të javës, i zoti i shtëpisë vendosi që pas dy javësh të fusë në shtëpinë VIP një konkurrente të re. Ajo është Mirlinda Baralia dhe njihet për rolet e saj në serialet amerikane "CSI Miami” apo dhe "CSI NY”. Gjithashtu, VIP-i më i ri i shtëpisë ka një rol edhe në serialin "Familja moderne”. Ajo është edhe aktore në filmin "The killers”, ende në prodhim nga regjisori i njohur Steven Spielberg. Hyrja e Mirlindës duket se i "ka zgjuar” meshkujt e shtëpisë, të cilët u treguan të gatshëm t’i lironin një prej krevateve në dhomën e tyre, por pavarësisht nga ofertat mjaft joshëse, Mirilinda preferoi të flinte në dhomën e vajzave. Duket se vajza e re që në momentet e para ka nisur një lojë joshjeje brenda shtëpisë. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë, por e sigurt është që meshkujt janë vënë në lëvizje.
Vizitor: 570 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2024 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio