Friday, 2024-04-19, 8:25 AM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | | Rregjistrou | Hyrje

Main Menu


Tv Live


Filma Live


Poezi Te Ndryshme



Voto Web
Dj-MasT3R.at.ua
Total of answers: 238

Statistikat

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Futu Ne Forum

Kryesore » 2010 » May » 23 » Ana e panjohur e Ingrid Gjonit .!
8:46 PM
Ana e panjohur e Ingrid Gjonit .!
Ingrid Gjoni www.besniku.tkMund të quhet me plot gojë vajza e kopertinave pasi ka qenë aq shumë prezente aty sa nuk mund të numërohen.Kjo, pasi Ingrid Gjoni ka ditur të ndërthurë bukur pasionin e saj të hershëm për modelen me atë të këngëtares.
 
Kjo është dhe arsyeja pse Ingridi para një aparati fotografik, ndjehet shumë rehat dhe krijon me të një marrëdhënie shumë të ngrohtë.E takuam pak ditë më parë në kompleksin "Eklips” tek rruga e Elbasanit teksa po relaksohej në pishinë së bashku me mbesën e saj dhe ndamë disa minuta me të për të mësuar më shumë rreth planeve artistike në këtë prag vere dhe për të tjera pasione jashtë fushës së këngës. 
Një klip super sensual për verën 
Ka bërë shumë këngë dhe ka preferuar që pothuajse të gjitha t’i shoqërojë me klipe. Natyrisht elementet sensuale nuk kanë munguar asnjëherë. Mjafton të kujtojmë klipet e këngëve si "Tani jemi jek e jek”, "Njëri-tjetrit”, etj, për të sjellë në kujtesë këngëtaren, e cila në çdo klip sjell krahas të tjerave edhe fabula mjaft interesante. Edhe kësaj here Ingridi ka menduar diçka të tillë. Me muzikë të Flori
 
Mumajesit, tashmë në studio është duke përfunduar kënga e fundit e titulluar "Më fal”, klipi i së cilës do të realizohet shumë shpejt në Sarandë. 
Për këtë klip Ingridi ka menduar detaje shumë interesante dhe mbi të gjitha shumë personazhe. Ndërkohë pak javë më parë ajo ka përmbledhur në një album këngët e saj, të titulluar "Ekstrem”. Tashmë bashkëpunimet e saj më të shpeshta janë me Florin, i cili ka bërë për Ingridin tetë këngë, me një stil shumë ritmik që kapen menjëherë nga të gjithë dhe bëhen hite. 
Një program strikt për linjat 
Meqenëse vera do të jetë shumë e ngarkuar për Ingridin me koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, këto ditë që qëndron në Tiranë ajo po i nënshtrohet një programi strikt për linjat dhe mirëqënien. Krahas vrapit nga liqeni, ajo bën për ditë not dhe ushtrime në natyrë. 
Gjithashtu ka vendosur regjim në të ushqyer duke përdorur vetëm ushqime të shëndetshme. Duket qartë edhe nga fotot që ne i realizuam në pishinë që gjithçka e bërë ka dhënë rezultatet e saj pasi Ingridi ka arritur të përftojë linja shumë të mira. Kështu do të jetë gati për klipni e ri tek i cili me siguri do të shfaqet me rroba banjo si dhe për koncertet e ndryshme që e presin si në Zvicër, Itali, Gjermani, Norvegji pa harruar dhe diskotekat në të gjithë bregdetin shqiptar. 
Në shtëpinë që e mobilon çdo vit 
Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Ingridi, e cila posedon një shtëpi të sajën që kur ka qenë adoleshente si dhuratë nga prindërit, ka mundësi që në atë ambient të materialzojë gjithë fantazinë dhe dëshirat e saj. Mirëpo ka një problem, sepse sa kalon një vit ajo ndryshon gjithçka sepse i mërziten. 
Ne patëm mundësi që të vizitonim shtëpinë e saj dhe ta fotografonim atë në ambientet e kësaj shtëpie.
 
Gjithçka aty ishte e mobiluar bukur dhe me shije. 
Kësaj here këngëtarja ka preferuar kombinimet e grisë me të zezën dhe të bardhën në të gjithë ambientet e shtëpisë. Por gjatë kësaj vizite ne mësuam edhe për një tjetër pasion të madh të Ingridit, atë për gatimin. 
Teksa i shikon në skenë vajzat si Ingridi as që mund ta imagjinosh në ambientet e kuzhinës. Por një nga pasionet e saj është pikërisht edhe gatimi. Për miqtë e saj, të cilët ajo i fton sa herë është në Tiranë, gatuan më së shumti peshk dhe sallata të ndryshme, natyrisht pa harruar verën e mirë. 
E apasionuar pas politikës 
Edhe pse udhëton pjesën më të madhe të kohës, nuk harron të hapë internetin kudo që ndodhet për të mësuar të rejat më të fundit sidomos nga politika. Ingridi tregon se është shumë e apasionuar pas saj dhe familjarisht janë të djathtë. 
Ajo rrëfen se gjithmonë ka votuar për Partinë Demokratike dhe e adhuron këtë forcë politike dhe kryetarin e saj Berisha. Madje, me rastin e ngjarjeve të fundit politike siç është edhe greva e socialistëve ajo është prononcuar edhë në media se është kundër kësaj greve. A thua edhe ajo si mikja e saj Çiljeta, mund të përfishiehet një ditë në politikë?
Vizitor: 589 | Postoi by: Lixi | Vlerësim: 0.0/0
Te gjitha Komentet: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund te shtoni komente.
[ Rregjistrohu | Hyrje ]
Kerko ne Web

Kalendar
«  May 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Arkivi Hyrje

Partneret

  • wWw.AlbShijOje.it.gg


  • Copyright MyCorp © 2024 Dj-MasT3R.TK 

    Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio