vipat shqipetar - Dj MasT3R Forum
  Friday, 2016-12-09, 8:42 AM
Rregjistruar Si Guest | Group "Anetar"Mirsevini Guest | RSS
 
wWw.Dj-MasT3R.Tk 
Faqa Kryesore | | Rregjistrou | Hyrje
[ Mesazhe te Reja · Antaret · Rregullat e Forumit · Kerko · RSS ]
Page 1 of 11
Dj MasT3R Forum » Vipat Shqipetar » Si Ju Duken Vipat Shqipetar » vipat shqipetar (vip)
vipat shqipetar
LixiData: Saturday, 2010-05-15, 7:53 PM | Message # 1
Lieutenant
Grup: Administrator
Mesazhet: 52
Reputacion: 1
Statusi: Offline
shum te mire i kemi vipat tan
 
EmaLiO(BoY)Data: Saturday, 2010-05-22, 0:37 AM | Message # 2
Private
Grup: Administrator
Mesazhet: 16
Reputacion: 0
Statusi: Offline
Thashetheme: Blero me te dashur te re?!

Blero i nderron femrat si mbreti grate

Te pakten keshtu thuhet! Te Galeria Shqiptare jane publikuar disa foto te nje vajze, e quajtur Marigona, ne albumin e Bleros, qe sic thuhet eshte e dashura e re e tij.

A te jete valle e vertete qe Blero eshte i lidhur me nje femer tjeter?!

Me shume foto nga Blero

Vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqit quhet Tara
Me kë e ndan shtratin Blero, me Besa Gashin apo Sabrie Idrizajn?

 
EmaLiO(BoY)Data: Saturday, 2010-05-22, 0:40 AM | Message # 3
Private
Grup: Administrator
Mesazhet: 16
Reputacion: 0
Statusi: Offline
ngrid Gjoni Lakuriq

Mund të quhet me plot gojë vajza e kopertinave pasi ka qenë aq shumë prezente aty sa nuk mund të numërohen. Kjo, pasi Ingrid Gjoni ka ditur të ndërthurë bukur pasionin e saj të hershëm për modelen me atë të këngëtares. Kjo është dhe arsyeja pse Ingridi para një aparati fotografik, ndjehet shumë rehat dhe krijon me të një marrëdhënie shumë të ngrohtë. E takuam pak ditë më parë në kompleksin “Eklips” tek rruga e Elbasanit teksa po relaksohej në pishinë së bashku me mbesën e saj dhe ndamë disa minuta me të për të mësuar më shumë rreth planeve artistike në këtë prag vere dhe për të tjera pasione jashtë fushës së këngës.

Një klip super sensual për verën
Ka bërë shumë këngë dhe ka preferuar që pothuajse të gjitha t’i shoqërojë me klipe. Natyrisht elementet sensuale nuk kanë munguar asnjëherë. Mjafton të kujtojmë klipet e këngëve si “Tani jemi jek e jek”, “Njëri-tjetrit”, etj, për të sjellë në kujtesë këngëtaren, e cila në çdo klip sjell krahas të tjerave edhe fabula mjaft interesante. Edhe kësaj here Ingridi ka menduar diçka të tillë. Me muzikë të Flori Mumajesit, tashmë në studio është duke përfunduar kënga e fundit e titulluar “Më fal”, klipi i së cilës do të realizohet shumë shpejt në Sarandë. Për këtë klip Ingridi ka menduar detaje shumë interesante dhe mbi të gjitha shumë personazhe. Ndërkohë pak javë më parë ajo ka përmbledhur në një album këngët e saj, të titulluar “Ekstrem”. Tashmë bashkëpunimet e saj më të shpeshta janë me Florin, i cili ka bërë për Ingridin tetë këngë, me një stil shumë ritmik që kapen menjëherë nga të gjithë dhe bëhen hite.

Një program strikt për linjat
Meqenëse vera do të jetë shumë e ngarkuar për Ingridin me koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, këto ditë që qëndron në Tiranë ajo po i nënshtrohet një programi strikt për linjat dhe mirëqënien. Krahas vrapit nga liqeni, ajo bën për ditë not dhe ushtrime në natyrë. Gjithashtu ka vendosur regjim në të ushqyer duke përdorur vetëm ushqime të shëndetshme. Duket qartë edhe nga fotot që ne i realizuam në pishinë që gjithçka e bërë ka dhënë rezultatet e saj pasi Ingridi ka arritur të përftojë linja shumë të mira. Kështu do të jetë gati për klipni e ri tek i cili me siguri do të shfaqet me rroba banjo si dhe për koncertet e ndryshme që e presin si në Zvicër, Itali, Gjermani, Norvegji pa harruar dhe diskotekat në të gjithë bregdetin shqiptar.

Në shtëpinë që e mobilon çdo vit
Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Ingridi, e cila posedon një shtëpi të sajën që kur ka qenë adoleshente si dhuratë nga prindërit, ka mundësi që në atë ambient të materialzojë gjithë fantazinë dhe dëshirat e saj. Mirëpo ka një problem, sepse sa kalon një vit ajo ndryshon gjithçka sepse i mërziten. Ne patëm mundësi që të vizitonim shtëpinë e saj dhe ta fotografonim atë në ambientet e kësaj shtëpie. Gjithçka aty ishte e mobiluar bukur dhe me shije. Kësaj here këngëtarja ka preferuar kombinimet e grisë me të zezën dhe të bardhën në të gjithë ambientet e shtëpisë. Por gjatë kësaj vizite ne mësuam edhe për një tjetër pasion të madh të Ingridit, atë për gatimin. Teksa i shikon në skenë vajzat si Ingridi as që mund ta imagjinosh në ambientet e kuzhinës. Por një nga pasionet e saj është pikërisht edhe gatimi. Për miqtë e saj, të cilët ajo i fton sa herë është në Tiranë, gatuan më së shumti peshk dhe sallata të ndryshme, natyrisht pa harruar verën e mirë.

E apasionuar pas politikës
Edhe pse udhëton pjesën më të madhe të kohës, nuk harron të hapë internetin kudo që ndodhet për të mësuar të rejat më të fundit sidomos nga politika. Ingridi tregon se është shumë e apasionuar pas saj dhe familjarisht janë të djathtë. Ajo rrëfen se gjithmonë ka votuar për Partinë Demokratike dhe e adhuron këtë forcë politike dhe kryetarin e saj Berisha. Madje, me rastin e ngjarjeve të fundit politike siç është edhe greva e socialistëve ajo është prononcuar edhë në media se është kundër kësaj greve. A thua edhe ajo si mikja e saj Çiljeta, mund të përfishiehet një ditë në politikë? Panorama PLUS

Zajmina lakuriq, në shesh xhirim më seksi se kurrë
Ingrid Gjoni me mini minifund
Thashetheme: Ingridi dhe Rozi, puthje “lezbike”
Adelina ndez diskon “Rinora 4” në Zvicër
Ingrid Gjoni: “Do të këndoj për partinë që më ofron më shumë”
Publikohen foto super-seksi te Bleona Qeretit
Foto lakuriq te Zajmina Vasjarit

 
EmaLiO(BoY)Data: Saturday, 2010-05-22, 0:41 AM | Message # 4
Private
Grup: Administrator
Mesazhet: 16
Reputacion: 0
Statusi: Offline
Zajmina lakuriq, në shesh xhirim më seksi se kurrë

Një këngë e punuar nga Elgit Doda me tekst të Big Bastës, e titulluar “Problem” do të vijë së shpejti nëpër ekranet muzikore e kënduar nga Zajmina Vasjari. Këngëtarja ka mbaruar edhe xhirimet e klipit të realizuar nga “Max Production”, dhe këto ditë pritet përfundimi dhe lançimi në televizion. Teksti i këngës ka të bëjë me një “dashuri”, kur femra i jep një rast tjetër djaloshit, por në një mënyrë edhe nuk e ofron nga vetja. Fotot nga sheshi i xhirimit të cilat i publikojmë, tregojnë që do të jetë një klip shumë i nxehtë, si shumë klipe të tjera të Zajminës. Përveç klipit të ri, këngëtarja këtë vit është konkurente edhe te festivali “Çelësi muzikor”, që mbahet në Kosovë. Kënga me të cilën Zajmina konkuron atje titullohet “Me sy të penduar”, dhe është ritmike në stilin e saj. Me këtë këngë ajo është kualifikuar edhe në finalen e këtij festivali dhe pritet të rrëmbejë ndonjë çmim të rëndësishëm. Panorama PLUS

 
Dj MasT3R Forum » Vipat Shqipetar » Si Ju Duken Vipat Shqipetar » vipat shqipetar (vip)
Page 1 of 11
Search:


Copyright MyCorp © 2016 Dj-MasT3R.TK 

Create a free website with uCoz1 LiXi |2 Emalio